Aktualitet

Përgjimet e BILD/ Opozita i kërkoi dorëheqjen, Arbana: S’ka jastëk më të mirë se ndërgjegjja e pastër

6 Qershor 2019, 13:19 Nga DOSJA
Përgjimet e BILD/ Opozita i kërkoi dorëheqjen, Arbana: S’ka

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, i është përgjigjur opozitës pas kërkesës së saj për t’u tërhequr nga kandidimi pas publikimit të audiopërgjimeve nga BILD, për shitblerje votash.

Me anë të një reagimi për mediet, Arbana shprehet: “Përfshirja ime në politikë erdhi si një zgjedhje mendimplotë, jo me synimin për të plotësuar veten në një tjetër dimension, por sepse doja të ndikoja sadopak, për ta bërë Shijakun një vend më të mirë për të jetuar fëmijët e mi”.

Më tej ai thekson se ka ndërgjegje të pastër, ndërsa u bën thirrje kundërshtarëve politk që edhe ata ta dëgjojnë zërin e ndërgjegjes. 

“Ky nuk është instikti im i vetëmbrojtjes, është vetëm një zë kumbues brenda vetes që më thotë: Nuk ka jastëk më të mirë sesa një ndërgjegje e pastër!

Dëgjojeni dhe ju këtë zë, nëse mundeni…!”, shprehet Arbana.

Reagimi i plotë

Unë e dua Shqipërinë, e dua Shijakun tim, prandaj kam zgjedhur të ndërtoj jetën time këtu. Mund të kisha zgjedhur të jetoja dhe në Turqi, vendin ku kam mbaruar studimet dhe i kam pasur mundësitë pë tu integruar.

Jam rritur me parime të forta nga prindërit e mi, që të marr atë që më takon e të mos dal nga kornizat e ndershmërisë. Ndershmëria dhe integriteti janë absolutisht thelbësore, si parime bazë në punën time.

Përfshirja ime në politikë erdhi si një zgjedhje mendimplotë, jo me synimin për të plotësuar veten në një tjetër dimension, por sepse doja të ndikoja sadopak, për ta bërë Shijakun një vend më të mirë për të jetuar fëmijët e mi. Unë e dua Shijakun tim. Modestisht pranoj që dhe mua më duan, pavarësisht bindjeve politike socialistë e demokratë, sepse në rradhë të parë jemi njerëz. Jam krenar për punën time për të ndihmuar njerëzit, gjatë gjithë viteve të shërbimit tim politik.

Ka ardhur koha që njerëzit mos të lodhen më me biseda boshe edhe përgjime baltosëse, por të shohin përpara drejt ëndrrës europiane! Në fund të ditës, duhet të ecim përpara me shpresë dhe jo prapa me frikë dhe ndarje.

Ne duhet të qëndrojmë në këmbë dhe të bashkuar për atë që ne besojmë se është më e mira për vendin tonë. Sigurimi i një të ardhmeje të ndritur për të gjithë fëmijët tanë është përgjegjësi e komunitetit, e shkollave, e familjeve dhe patjetër e gjithë klasës politike.

Të gjithë njerëzit, kur bëhen të ndërgjegjëshëm për të dalluar të mirën dhe të keqen, dëgjojnë një “zë” të brendshëm. Zëri i ndërgjegjes na flet cdo ditë, duhet ta dëgjojmë.

Askush nuk mund të manipulojë të vërtetën: Unë jam i përzgjedhur nga Partia Socialiste, a e dini pse? Sepse i dua dhe më duan të gjithë shijaksit. Sepse duke qenë prind, familjar, qytetar veproj drejt ndaj vetes dhe tjetrit, jo thjesht për shkak të frikës së ligjit, por për shkak të zërit të ndërgjegjes, të cilit i bindem për të shkuar drejt të mirës me potencial të plotë moral. Ky nuk është instikti im i vetëmbrojtjes, është vetëm një zë kumbues brenda vetes që më thotë: Nuk ka jastëk më të mirë sesa një ndërgjegje e pastër!

Dëgjojeni dhe ju këtë zë, nëse mundeni…!

Respekte!

Kujtojmë se ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorëhiqet elton arbana elton arbana përgjimet e bild dorëhiqet elton arbana elton arbana përgjimet e bild

Sondazh

Poll