Aktualitet

258 kg kanabis me furgon nga Shqipëria drejt Malit të Zi, arrestohen 3 persona (Emrat)

6 Qershor 2019, 13:05 Nga DOSJA
258 kg kanabis me furgon nga Shqipëria drejt Malit të Zi, arrestohen 3

MAL I ZI- Tre shtetas nga Podgorica janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit malazez: Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviq 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçeviq 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë

Sipas medies malazeze gjatë kontrollit të kryer, atyre iu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 258 kg lëndë narkotike,  e dyshuar si kanabis sativa, e ndarë në katër thasë, të cilat u gjetën në një furgon.

Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejt Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës”. Përgjatë dy muajve të fundit, Policia malazeze ka kapur sasi të mëdha të kanabisi, e cila dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona mal i zi ratko shushkavçeviq savo vukçeviq sekuestrohen 258 kg droge srgjan singjeliq arrestohen 3 persona mal i zi ratko shushkavçeviq savo vukçeviq sekuestrohen 258 kg droge srgjan singjeliq

Sondazh

Poll