Aktualitet

I qeshur dhe pa emocione, Ritvan Zykaj del para gjykatës në Vlorë (FOTO+VD)

6 Qershor 2019, 12:46 Nga DOSJA

TIRANË- Ritvan Zykaj, i riu që akuzohet për masakrën e Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 persona ka dalë sot para gjykatës. Por ndryshe nga herët e tjera, sot Ritvani dukej i relaksuar dhe më i qetë. Ai është filmuar në ambientet e Gjykatës, në seancë. Zykaj këte herë qëndron i çlirët para prokurorëve dhe gjykatësve, por dhe para kamerës, të cilën herët e tjera e ka pasur frikë.

 

 

Kujtojmë se masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 shkurt në fshatin Resulaj të Selenicës,ndërsa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Me viktimat, autori i masakrës kishte lidhje të ngushta familjare. Në dëshminë e tij, Zykaj ka deklaruar kushërinjtë i vrau sepse e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi kunder ritvan zykajt masakra e selenices ritvan zykaj gjyqi kunder ritvan zykajt masakra e selenices ritvan zykaj

Sondazh

Poll