Aktualitet

“Qërohu plehrë, jua tregoj unë”, Arben Veliko që inskenoi atentatin kërcënon gazetarët në Gjykatë (VD)

6 Qershor 2019, 09:31 Nga DOSJA
“Qërohu plehrë, jua tregoj unë”, Arben Veliko që

VLORE- Biznesmeni i ndërtimit, Arben Veliko i përfshirë në atentatin e sajuar në Novoselë më 12 maj, ka kërcënuar sot mediat dhe gazetarët e pranishëm në gjyqin në ngarkim të tij dhe Romario Alliajt.

“Plehra, qërohuni. Mos filmoni, më shiko këtu në sy më shiko. Do t’jua tregoj unë kur të dal jashtë”-është shprehur Veliko në gjykatë.

Më 12 maj 2019, në Novoselë, u raportua për një atentat me armë zjarri ndaj Velikos. Pak ditë më parë, policia e Shtetit njoftoi arrestimin e të dyve pasi rezultoi se atentati ishte i rremë.

Shtyrja e disa borxheve financiare nga ndërtuesi i pallateve në Vlorë, Arben Veliko, ka bërë që Romarjo Alliaj të bënte një rol filmi, për inskenimin e një ngjarje kriminale, sikur Alliaj të ishte personi i qëlluar me armë.

Kjo do t’i shërbente më pas Alliaj dhe Velikos që të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben veliko atentati i sajuar në novoselë romario alliaj arben veliko atentati i sajuar në novoselë romario alliaj

Sondazh

Poll