Aktualitet

“Më sillni ca kokoshka, përhap mesazhe troll”, gazetari i Bild reagon ndaj Ramës: Sa i dëshpëruar mund të jesh?!

6 Qershor 2019, 11:13 Nga DOSJA
“Më sillni ca kokoshka, përhap mesazhe troll”, gazetari i

Gjermani- Pas publikimit të përgjimeve të “Bild”, gazetari Peter Tiede ka reaguar ndaj  kryeministrit Edi Rama. Në një status të pak minutave më parë Tiede shkruan se Rama ka nisur ta sulmojë nëpërmjet RT që transmeton lajme në Gjermani.

“Kokoshka! Edi Rama tani po përhap mesazhe troll nga RT gjermane për mua… propagandë e kremlinit – sa i dëshpëruar duhet të jesh?”, shkruan Tiede në Facebook. 

Theksojmë se në profilin e tij e Facebook-ut të gazetarit pati qindra komente kundër tij.  Mbështetës së PS me profile fallco i komentonin gazetarit, duke e sharë dhe ofenduar. (lexo këtu)

Ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka pubikoi audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazetari reagon kundër ramës përgjimet e bild peter tiede gazetari reagon kundër ramës përgjimet e bild peter tiede

Sondazh

Poll