Aktualitet

Vendosi eksploziv makinës dhe një diskoje në Elbasan, arrestohet 42-vjeçari (VD)

6 Qershor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Vendosi eksploziv makinës dhe një diskoje në Elbasan, arrestohet

VLORË- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm, pasi dyshohet se në vitin 2017 ka vënë ekspolziv një makine dhe një diskoje në Elbasan. 

Arrestimi i tij ëshë bërë në Vlorë, bazuar në informacione në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, në rrugën “Janaq Kilica”, kanë  bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ai kohët e fundit fshihej në Vlorë dhe për të është caktuar masa e “arrestit me burg”.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksplozivi”. Operacioni nga DVP Vlorë në bashkëpunim me DVP Elbasan.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv, të ndodhura  në vitin 2017 në Elbasan. Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, bazuar në informacione në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, në rrugën “Janaq Kilica”, kanë  bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari operacioni eksplozivi policia vlore arrestohet 42 vjecari operacioni eksplozivi policia vlore

Sondazh

Poll