Aktualitet

Goditi ish-truprojën e Berishës dhe të birin për flamurin e LSI, burg për Zamir Sijanin

6 Qershor 2019, 09:38 Nga DOSJA
Goditi ish-truprojën e Berishës dhe të birin për flamurin e

TIRANË– Ka dalë sot para gjykatës, Zamir Sijani, personi i akuzuar si një nga dhunuesit e ish-truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Ymer Cela dhe të birit të tij, Erjon Cela.

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg”, për Sijanin, ndërkohë që vazhdon kërkimi i personave të tjerë që akuzohen se dhunuan babë e birë në protestën e opozitës më 2 qershor 2019.

Në këtë protestë, Zamir Sijani, goditi me sende të forta në kokë babë e bir, duke iu shkaktuar dëmtime të shumta në trup dhe kokë.

Ymer dhe Erjon Cela, përfunduan në spital, ndërkohë që sulmi ndaj tyre nisi për një flamur të LSI, pasi Erjon Cela i kërkoi një militanteje të kësaj partie që t’a hiqte.

Në këtë moment, në konflikt kanë ndërhyrë një grup nga Shijaku që janë ofenduar me Celën dhe kanë dhunuar atë dhe babain e tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon cela plagosja e ish-truprojes se berishes protesta e opozites 2 qershor 2019 ymer cela zamir sijani erjon cela plagosja e ish-truprojes se berishes protesta e opozites 2 qershor 2019 ymer cela zamir sijani

Sondazh

Poll