Aktualitet

Publikoi përgjimet për Dakon, gazetari Peter Tiede sulmohet nga mbështetësit e PS: Sa para more

6 Qershor 2019, 09:49 Nga DOSJA
Publikoi përgjimet për Dakon, gazetari Peter Tiede sulmohet nga

TIRANË- Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, shkaktuar një tërmet të vërtetë në Shqipëri, ku opozita kërkoi dhe njëherë largimin e Edi Ramës. Por përveç akuzave politike, pati dhe një sulm ndaj gazetarit gjemran, Peter Tiede.

Në profilin e tij në Facebook, gjatë mbrëmjes së djeshme u dyndën me qindra qytetarë që sulmonin atë. Në profilin e tij, mbështetës së PS me profile fallco i komentonin gazetarit, duke e sharë dhe ofenduar. Mbështetës të Partisë Socialiste, me profilet e tyre ose dhe me profile false kanë komentuar në postimet e gazetarit duke mos u përmbajtur në fjalët që i drejtoheshin.

Ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bild nxjerr përgjimet për dakon komentet kunder tiede peter tiede sulmohet gazetari gjerman bild nxjerr përgjimet për dakon komentet kunder tiede peter tiede sulmohet gazetari gjerman

Sondazh

Poll