Aktualitet

Sajuan atentatin në Novoselë për të fituar azil në BE, burg për dy ‘skenaristët’ e filmit aksion në Vlorë

6 Qershor 2019, 09:18 Nga DOSJA
Sajuan atentatin në Novoselë për të fituar azil në BE,

VLORE-Romario Alliaj dhe Arben Veliko, dy inskenuesit e atentatit të rremë në Novoselë kanë dalë sot para gjykatës ku janë njohur me me masat e sigurisë.

Në seancën që u zhvillua paraditen e sotme në gjykatën e Vlorës, Veliko dhe Alliaj, kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria për “kallëzim të rremë”, “armëmbajtje pa leje” dhe veprime që pengojnë në zbardhjen e të vërtetës.

Ata u lanë në burg nga gjyqtarja Herila Cela pas kërkesës së prokurorit Alfred Sali.

Veliko ka kërcënuar edhe mediat e pranishme se për shkrimet që kanë  botuar, do të mbajnë përgjegjësi.

Atentati i sajuar, Veliko e Alliaj krijuan skemën për të përfituar azil në vendet e BE

Më 12 maj 2019, në Novoselë, u raportua për një atentat me armë zjarri ndaj Velikos.  Pak ditë më parë, policia e Shtetit njoftoi arrestimin e të dyve pasi rezultoi se atentati ishte i rremë.

Shtyrja e disa borxheve financiare nga ndërtuesi i pallateve në Vlorë, Arben Veliko, ka bërë që Romarjo Alliaj të bënte një rol filmi, për inskenimin e një ngjarje kriminale, sikur Alliaj të ishte personi i qëlluar me armë.

Kjo do t’i shërbente më pas Alliajt dhe Velikos që të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben veliko atentati i sajuar në novoselë romario alliaj arben veliko atentati i sajuar në novoselë romario alliaj

Sondazh

Poll