Aktualitet

Tërmetet në Korçë/ Rama iu premtoi rindërtimin e shtëpive nga e para, banorët ankohen për kushtet në çadra

6 Qershor 2019, 09:10 Nga DOSJA
Tërmetet në Korçë/ Rama iu premtoi rindërtimin e

KORÇË- Prej një jave banorët e tri fshatrave Floq, Qafëzezë, dhe Leshnja janë zgjuar sërish sot me frikën e lëkundjeve.

Në 7 orë kjo zonë është goditur nga mbi 16 lëkundje, ku më e forta është ndjerë pas mesnate në fshatin Leshnja me magnitudë 2.2. Nga 16 lëkundje toke, 3 prej tyre kanë qenë me 3 ballë Rihter. 

Nga lëkundjet e tokës në Korçë, janë dëmtuar 307 banesa, 97 prej tyre të shkatërruara. Banorët e kësaj zone, janë strehuar në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe EC.

Kryeministri Edi Rama, ishte dje në Floq dhe premtoi se do të rindërtohen nga e para shtëpitë e dëmtuara, brenda verës.

Në fshatin Floq me të prekurit nga Tërmeti.  Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen brenda verës”, tha Rama.

Ndërkohë që, sizmiologu Rrapo Ormeni tha se tashmë rreziku ka kaluar, pasi magnituda e këtyre tëmeteve po vjen duke u zvogëluar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 lëkundje tërmetesh në korçë termet ne korce 16 lëkundje tërmetesh në korçë termet ne korce

Sondazh

Poll