Aktualitet

Armë të ftohta, drogë dhe pa leje qarkullimi, arrestohet 32-vjeçari në Sarandë

6 Qershor 2019, 08:21 Nga DOSJA
Armë të ftohta, drogë dhe pa leje qarkullimi, arrestohet

SARANDË- Një 32-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi drejtonte mjetin pa leje qarkullimi, si dhe gjatë kontrollit të kryer nga policia, iu gjet në mjet lëndë narkotike dhe armë të ftohta.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A. Sh., 32 vjeç, banues në Sarandë. I riu nuk iu bind urdhrit të patrullës, por pas ndjekjes kapet dhe vihet nën pranga.

Njoftimi i policisë Sarandë:

Drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi, mbante me vete armë të ftohtë dhe lëndë narkotike, nuk iu bind urdhrit të patrullës së policisë për të ndaluar, por pas ndjekjes kapet dhe vihet nën pranga.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë patrullimit në lagjen nr.1 Sarandë, ka konstatuar një automjet që bënte lëvizje të dyshimta dhe i ka dhënë shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje duke bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 32 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit personal dhe të automjetit kanë gjetur dhe sekuestruar disa doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva dhe një mjet prerës (thikë me palosje), në cilësinë e armës së ftohtë.

Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjeçari droge ne makine sarande arrestohet 32 vjeçari droge ne makine sarande

Sondazh

Poll