Aktualitet

Përgjimet e “Bild”/ Kim Mehmeti: Politikanët e Shqipërisë të zgjedhur nga mafiozët, kandidojnë në zgjedhje

6 Qershor 2019, 07:52 Nga DOSJA
Përgjimet e “Bild”/ Kim Mehmeti: Politikanët e

Tiranë- Analisti Kim Mehmeti ka reaguar pas përgjimeve të medias gjermane “Bild. Ai thekson se politikanët e Shqipërisë, të zgjedhur nga mafiozët e kriminelët, miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhjet vendore.

“E në ndërkohë, ndodh diçka edhe më e tmerrshme sa kaq: politikanët dhe hajdutët e Maqedonisë, dënohen e shkojnë në burg, e politikanët e Shqipërisë, të zgjedhur nga mafiozët e kriminelët, miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhjet vendore!”, shprehet ai.

Reagimi: 

‘Bombat’ e opozitës maqedonase, kryesisht shpalosnin si politikanët e ndihmonin njëri tjetrin si ta vjedhin shtetin, e përgjimet telefonike lidhur me ‘Rilindjen’ e Shqipërisë tregojnë si politikanët ndihmojnë kriminelët e mafiozët ta zaptojnë shtetin!
“Më pyesin gazetarët se çka i dallon përgjimet e dikurshme telefonike të opozitës maqedonase, që shpalosnin si regjimi kriminel VMRO-BDI kishte marrë zvarrë Maqedoninë, nga këto të sotmet, që tregojnë si mafiozët e kriminelët, ia zgjedhin burrështetasit Shqipërisë?
Dallimi është shumë i dukshëm dhe i qartë: ‘bombat’ e opozitës maqedonase, kryesisht shpalosnin si politikanët hajdut, të zgjedhur nga populli, e ndihmonin njëri tjetrin gjatë vjedhjes së shtetit, e përgjimet telefonike lidhur me funksionarët e ‘Rilindjes’ që e sundojnë Shqipërinë, janë më të frikshme dhe tregojnë si politikanët janë në shërbim të kriminelëve e mafiozëve që e kanë zaptuar shtetin!
E në ndërkohë, ndodh diçka edhe më e tmerrshme sa kaq: politikanët dhe hajdutët e Maqedonisë, dënohen e shkojnë në burg, e politikanët e Shqipërisë, të zgjedhur nga mafiozët e kriminelët, miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhjet vendore!”

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kim mehmeti përgjimet e bild zgjedhjet e 30 qershorit kim mehmeti përgjimet e bild zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll