Masakra e Pukës/ Tri vëllezërit Permarkaj në grevë urie në burgun e Burrelit: Na fshehin dokumentet
6 Qershor 2019, 07:00Nga DOSJA
Burrel- Tre vëllezërit Sokol, Bardhok dhe Anton Permarkaj, të cilët janë të dënuar vrasjen e dy vëllezërve në ngjarjen e quajtur masakra e Pukës, prej 3 ditësh janë në grevë urie. Tre vëllezërit nuk pranojnë ushqim dhe as ujë në burgun e Burrelit pasi shprehen se po fshihen dokumentet në lidhje ngjarjen.
Mësohet se ka pasur një përplasje me drejtuesit e burgut dhe atyre pasi pretendojnë se u janë mohuar edhe të drejtat. “Na fshehin dokumentet. Njoftuam drejtorinë e Burgjeve dhe ministrinë, nuk na përfillin.”, shprehen 3 vëllezërit që janë në grevë urie.
Masakra e Pukës:
Masakra ndodhi më 29 qershor 2012, në një kthesë të rrugës dytësore që të çonte te shtëpitë e familjes Markaj. Pati një shkëmbim zjarri që përfundoi me përgjakje, pas dy sherreve dhe përplasjeve fizike të muajt maj. Familja Përmarkaj u ngriti ‘kurth’ armiqve Markaj, duke e ditur se ata do shkonin në një festë.
Në këtë ditë, Anton, Bardhok dhe Sokol Permarkaj vranë dy persona, Paulin dhe Hilë Markaj. Në këtë ngjarje u plagosën edhe Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).
Motivi i këtij krimi ishte një konflikt për pronësinë. Kujtojmë se konflikti ndërmjet familjeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve.
Për këtë ngjarje të rëndë Antoni dhe Sokoli janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Bardhoku është dënuar me 22 vite heqje lirie.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Gazetari gjemran Peter Tiede pas publikimit të përgjimeve që shkaktuar tërmet në politikën në Shqipëri, ka reaguar sërish ku ka tereguar detaje për...
TIRANË- Gazetari i njohur Basir Çollaku ka thënë se gazetari gjerman Peter Tiede ka informacione të tjera që do bëhen publike shumë shpejt.I ftuar s...
TIRANË- Një ditë pas publikimit të një rasti të rëndë, ku një javë e mitur është përdhunuar në një kotës në Fier, sot është bërë publike një tjetër video k...
TIRANË- Pak orë se të ndahej nga bota, Xhindi kishte punuar në këtë ullishte, edhe më pas ishte kthyer në Roskovec, ku u ekzekutua në derën e shtëpisë.“Tok...
DURRËS- Dhjetëra të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar pasidten e sotme para Bashkisë Durrës. Ata kanë protestuar pak orë pas pub...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka liruaruar nga detyra Drejtorin e Teatrit të Kukullave, Erion Isai.Lajmi është bërë publik në faqen e Kryeministrisë, me an...
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në malet e Bulqizës, pasi një kamion i ngarkuar me lëndë drusore ka dalë nga rruga.Si pasojë e këtij aksidenti ...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se ndihet xheloze për kolegun e saj gjerman që publikoi përgjimet e “Dosjes 339/1”.E ftuar në edisioni...