Aktualitet

Të rinjtë e FRPD protestë para Bashkisë Durrës, shkallmojnë derën dhe e rrethojnë si skenë krimi (VD)

5 Qershor 2019, 18:50 Nga DOSJA
Të rinjtë e FRPD protestë para Bashkisë Durrës,

DURRËS- Dhjetëra të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar pasidten e sotme para Bashkisë Durrës. Ata kanë protestuar pak orë pas publikimit të përgjimeve të reja nga Bild, ku ishin përfshirë disa zyrtarë të PS në Durrës e Shijak.

Të rinjtë qëlluam derën e Bashkisë dhe e rrethuan me shirita skene krimi. Gjithashtu ata goditën me vezë Bashkinë në shenjë revolte ndaj kapjes së Bashkisë nga krimi.

Të rinjtë demokratë kërkuan largimin e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Vangjush Dako duke kërkuar burg për këtë të fundit.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild”ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(A.B & A.S/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bild nxjerr përgjimet për dakon te rinjte e frpd bild nxjerr përgjimet për dakon te rinjte e frpd

Sondazh

Poll