Ekonomi

Pesë vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës! Jetën ia përkushtoi të varfërve, çfarë shkruante në dorëshkrimet: Zemra j

5 Shtator 2021, 06:59 Nga DOSJA
Pesë vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës! Jetën ia

TIRANË– Sot është dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës. 5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.

Pesë vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes, më 1997. Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, shkruante Nënë Tereza në letrat e saj, dorëshkrime të cilat ruhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale nene tereza shenjtërimi i nënë terezës nene tereza shenjtërimi i nënë terezës

Sondazh

Poll

Ekonomi 3 Shtator 2021, 11:36

TIRANË– Shitja e aboneve muore për shumën e 600 lekëve të reja, ndërkohë që çmimi real është 1600 duket se nuk ka shkaktuar probleme tek qytetarët. ...