Aktualitet

Biseda “zemre” me Kokën e grupit të Shijakut, Dako: Absurde, unë ia hap telefonin çdo qytetari

5 Qershor 2019, 16:34 Nga DOSJA
Biseda “zemre” me Kokën e grupit të Shijakut, Dako:

TIRANË– Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar sërish pas publikimit të përgjimeve nga gazetari i Bild.

I pyetur nga Ora News, Dako është shprehur se se biseda e tij me Avdylajn, kur ky i fundit i thotë “të dua fort vëlla”, nuk tregon asgjë dhe se është diçka absurde.

Kryebashkiaku shprehet se telefonin do t’ja hapë çdo qytetari.

“I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam kryetar bashkie dhe telefonin do t’ia hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike,”– mësohet të ketë thënë Dako.

Menjëherë pas publikimit të përgjimeve, Dako u kontaktua nga Dosja.al dhe u shpreh se nuk kishte asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit avdylaj dosja 339/1 përgjimet e bild vangjush dako astrit avdylaj dosja 339/1 përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll