Ekonomi

16 milionë euro ka marrë Ministria e Shëndetësisë nga Banka Botërore për të përballuar Covid19

3 Shtator 2021, 13:08 Nga DOSJA
16 milionë euro ka marrë Ministria e Shëndetësisë nga

Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar me disa kompani 16 milionë euro, fonde këto të dhëna nga Banka Botërore për të përballuar emergjencën e Covid-19 nga qershori 2021 deri në fund të vitit 2022.

Këto fonde do të mbështesin rritjen e kapaciteteve në afat shkurtër dhe afatmesëm përmes investimeve në funksionet thelbësore të shëndetit publik si: Fuqizimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm; zbulimit të rasteve dhe gjurmimit të kontakteve; sigurimi i pajisjeve dhe materialeve të kujdesit shëndetësor dhe sigurimi i pajisjeve laboratorike.

 5,1 mln euro për forcimin e mbikëqyrjes së Covid-19

Një nga komponentët e kredisë është forcimi i mbikëqyrjes së pandemisë, me qëllim frenimin e përhapjes së saj. Fondet do përqendrohen në blerjen e pajisjeve laboratorike dhe mbështetje më të madhe për zbulimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të kontakteve. Fondet do të përdoren edhe më investime shtesë në burime njerëzore (epidemiologë) dhe investime të reja që lehtësojnë gjurmimin e kontakteve.

Këto investime do të shërbejnë për të dhënë në kohë informacionin e nevojshëm për vendimmarrje që lidhen me menaxhimin dhe zbutjen e pandemisë.

9 milionë euro, investime dhe mjete mbrojtëse në spitale

Rreth 9 milionë euro nga huaja do të përdoren gjatë 6-mujorit të dytë të këtij viti dhe vitit që vjen për mjete dhe pajisje në sistemin e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit.

Fondet do të përdoren për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve mbrojtëse që kanë të bëjnë me minimizimin e rreziqeve për pacientët dhe shëndetin e personelit, duke përfshirë rritjen e numrit të shtretërve të kujdesit intensiv, trajnimin e stafit të institucioneve shëndetësore dhe punonjësve të vijës së parë. Aktualisht ka 306 shtretër të kujdesit intensiv në Shqipëri (ekuivalent me 10.7 shtretër për 100,000 popullatë).

0,9 mln euro distancimin fizik dhe komunikimin në distancë

Kjo shumë do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të siguruar distancim të sigurt fizik. Ai gjithashtu do të mbështesë synimet e Qeverisë së Shqipërisë për zhvillimin aftësive të fuqisë punëtore (si për personelin klinik ashtu edhe për atë administrativ), për komunikim në distancë, zhvillimin e telemjekësisë, duke i dhënë përparësi të sëmurëve me gjendje kronike dhe duke e siguruar atyre shërbimet e që nuk mund të ofrohen përmes platformave virtuale mund të ofrohen në mënyrë efektive gjatë kohës së masave për distancimin fizik. Më këtë hua do të mundësohet shpërndarja e ilaçeve drejtpërdrejt në shtëpitë e të moshuarve dhe grupeve të tjera të cenueshme.

0.5 mln euro për menaxhimin e projektit

Ky komponent do mbështesë administrimin e përgjithshëm të projektit, përfshirë menaxhimin e tij monitorimin dhe raportimin e zbatimit. Strukturat ekzistuese të Ministrisë së Shëndetësisë do të kryejnë funksionet e monitorimit dhe zbatimit të projektit. Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi 9 mln euro pajisje kunder covid19 msh 16 milione euro fonde 9 mln euro pajisje kunder covid19 msh 16 milione euro fonde

Sondazh

Poll

Ekonomi 3 Shtator 2021, 11:36

TIRANË– Shitja e aboneve muore për shumën e 600 lekëve të reja, ndërkohë që çmimi real është 1600 duket se nuk ka shkaktuar probleme tek qytetarët. ...

Ekonomi 2 Shtator 2021, 07:35

Huamarrja e kompanive shtetërore është në rënie

Huamarrja e kompanive publike në sektorin bankar ishte në rënie edhe gjatë këtij viti.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit korrik, por...