Aktualitet

“Dako e Avdylaj kanë miqësi të hershme”, Lala: BILD e vuri prokurorinë me shpatulla pas muri

5 Qershor 2019, 15:34 Nga DOSJA
“Dako e Avdylaj kanë miqësi të hershme”, Lala: BILD e

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mbi dosjen 339/1 nga e përditshmja gjermane, BILD.

Sipas saj, “prokuroria pranoi se ka dyshime për ndikime në zgjedhje”, ndërsa shtoi se “Avdylajt bashkëpunojnë edhe me grupe të tjera kriminale”.

Lala tha më tej se kryebashkiaku Vangjush Dako dhe Astrit Avdylaj, kanë miqësi e më shumë sesa një njohje, e këtë e tregojnë shumë fakte.

“Dako ka mohuar se ka një lidhje me Avdulajt, por unë e kam theksuar edhe më herët që ata kanë një miqësi të hershme. Pasi Avdylaj dinë çdo lëvizje që Dako bën, ata kanë kontakte të vazhdueshme. Për shembull kur Dako ishte në një vizitë me kryeministrin Rama në Zvicër, një prej vëllezërve Astrit Avduulaj kishte djeni për këtë”, tha Lala.

Më tej ajo e konsideroi prokurorinë të vënë me shpatulla pas muri,

“Prokuroria është me shpatulla pas muri dhe është e detyruar të reagojë. Pyetja që shtrohet është se çfarë kanë bërë prokurorët në këto dy vite, çfarë kanë bërë oficerët gjyqësor”,- tha Lala ndër të tjera.

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit avdylaj klodiana lala përgjimet e bild vangjush dako astrit avdylaj klodiana lala përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll