Aktualitet

Shqiptari më i fortë në Angli rrezikon burgun, si trafikoi njerëz bashkë me të vëllanë dhe ish-biznesmenin

5 Qershor 2019, 14:59 Nga DOSJA
Shqiptari më i fortë në Angli rrezikon burgun, si trafikoi

BRITANI– Shqiptari i shpallur si njeriu më i fortë në Britani tashmë po përballet me akuza të rënda. Bëhet fjalë për Jimmy Markun, që akuzohet se së bashku me të vëllanë Jetmirin dhe një tjetër shqiptar Aleks Sefolli janë marrë me kontrabandë njerëzish.

Ata dyshohet se kanë strehuar në banesat e tyre emigrantë të paligjshëm dhe se kanë blerë një anije pikërisht për ta përdorur për këtë qëllim, për trafikun e njerëzve.

‘I forti’ 44-vjeçar dhe vëllai i tij 35-vjeç mësohet të kenë blerë edhe një banesë në Londër ku strehonin emigrantë të paligjshëm midis viteve 2014-2017.

Prokurori britanik Christopher Amis mësohet të jetë shprehur se tre të akuzuarit janë pjesë e një komploti të mirëorganizuar për të trafikuar me anije 17 shqiptarë nga brigjet e Francës në Mbretërinë e Bashkuar në maj 2016, shkruan Daily Star.

Amis shton më tej se Jimmy Marku ka pranuar të ketë qenë pjesë e këtij komploti, ku gjatë aksionit të 23 majit 2016, policia britanike gjeti të fshehur në një varkë 17 emigrantë shqiptarë.

E ndërsa Sefolli akuzohet edhe për punësimin e 3 emigrantëve ilegalë në shtator 2017. Mësohet se ai ka patur një restorant dhe disa kompani ndërtimi.

Pasi falimentoi filloi të merrej me trafikun e njerëzve.

Jimmy Marku është shpallur si “Njeriu më i fortë në Britani”, në vitet 2008, 2009 dhe 2010. Më herët gjatë vitit 2011 ai është akuzuar edhe për furnizimim me drogë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleks sefolli christopher amis jetmir marku jimmy marku shqiptari me i fort ene briatni aleks sefolli christopher amis jetmir marku jimmy marku shqiptari me i fort ene briatni

Sondazh

Poll