Aktualitet

Arrestohet polici në Shkodër që mashtronte me çertifikatat, ‘sëmundja’ e shpëton nga burgu

5 Qershor 2019, 14:18 Nga DOSJA
Arrestohet polici në Shkodër që mashtronte me

SHKODËR– Një polic është arrestuar në Shkodër pasi është vërtetuar se ai është përfshirë në një skemë mashtrimi me çertifikata false.

Mësohet se i arrestuari, Nënkomisari V.N., me detyrë Specialist për Shërbimin ndaj të Tretëve, në DVP Shkodër, bashkëpunonte me kolegët e tij për të siguruar çertifikata false për persona të tretë, duke anashkaluar procedurat që duheshin ndjekur.

Për shkak të problemeve shëndetësore që kishte, pas procedimit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj të arrestuarit. 

Njoftimi zyrtar

Eshtë porceduar penalisht një punonjës policie në Shkodër pas zbulmit të një skeme mashtrimi me Çertifikatat për SHPSF.

“Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve disa mujore zbuluan dhe goditën një skemë mashtrimi ku ishin të përfshirë dhe punonjës policie nga DVP Shkodër, që merren me shërbime ndaj të tretëve”.

Ja njoftimi i plotë:

Shkodër – Zbulohet skema e mashtrimit me Certifikatat për SHPSF, procedohet një punonjës i Policisë

Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve disa mujore zbuluan dhe goditën një skemë mashtrimi ku ishin të përfshirë dhe punonjës policie nga DVP Shkodër, që merren me shërbime ndaj të tretëve.

Hetimi zbuloi se disa shtetas që aplikonin për përfitimin e Certifikatave si punonjës të shërbimit të SHPSF-ve, dyshohet se janë pajisur me dokumente të falsifikuara duke anashkaluar procedurat verifikuese e trajnuese të detyrueshme, si Akademia e Sigurisë, Shoqëritë Private të Sigurisë të licensuara për trajnime, si dhe Komisionin e Certifikimet në DVP Shkodër.

Në vijim të procedimit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” (për arsye shëndetësore), ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar V.N., me detyrë Specialist për Shërbimin ndaj të Tretëve, në DVP Shkodër.

SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë skemë mashtrimi dhe shpërdorimi detyre, si dhe ndaj shtetasve që kanë përfituar certifikata në kundërshtim me ligjin për ushtrimin e këtij profesioni në subjektet e SHPSF.

SHÇBA nxit e fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet polici mashtrimi me certifikatat shkoder arrestohet polici mashtrimi me certifikatat shkoder

Sondazh

Poll