Ekonomi

‘2020 viti i mbrapshtë’/ Raporti i INSTAT: Për 100 lindje të reja djemsh janë shënuar 107 vdekje në të njëjtën gjin

1 Shtator 2021, 12:13 Nga DOSJA

TIRANË– Viti 2020 ka qenë një tjetër vit i mbrapsht për Shqipërinë përsa i përket demografisë. Nga të dhënat e publikuara nga INSTAT, mësohet se për 100 lindje djemsh në vitin 2020 ka pasur 107 vdekje meshkujsh të tjerë. Ndërsa humbjet janë më të mëdha në meshkuj ku shënohen 56.2% e vdekjeve kundrejt 43.8% për grupin femra. Ndërsa më tej thuhet se viti 2020 ka kapërcyer me 6 669 më shumë se mesatraja e dhjetëvjeçarit.

Në ndryshim me Lindjet, Vdekjet raportohen në rritje gjatë viteve të fundit, ku 2020 shënon numrin më të lartë për Totalin sikurse për secilin Grup Gjinor. Viti 2020 reflekton edhe situatën dhe humbjet për shkak të pandemisë Covid -19, drejtpërdrejt nga sëmundja apo edhe nga pasoja të saj dhe pasoja të një shërbimi shëndetësor të ndikuar nga rrethanat e krijuara në Pandemi. Në vitin 2020 numri total i vdekjeve shënoi 27 605 raste, ku 12 101 janë femra dhe 15 504 janë meshkuj. Humbjet janë më të mëdha në Meshkuj ku shënohen 56.2% e vdekjeve kundrejt 43.8% për grupin Femra. Numri mesatar i vdekjeve në vend gjatë 10 viteve është 21 936. Viti 2020 ka kapërcyer me 6 669 më shumë se mesatarja e dhjetëvjeçarit”-thuhet në raportin e publikuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale instat lindjet ne shqiperi instat lindjet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ekonomi 31 Gusht 2021, 10:53

Ku janë 60,000 fëmijë shqiptarë?

Mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020). Shqipëria numëro...