Aktualitet

Përgjimet e “Bild”/ Kush është Ivo Doçi që bisedonte me Avdylajn për votat në Durrës(FOTO)

5 Qershor 2019, 10:11 Nga DOSJA

Tiranë- Media gjermane “Bild” ka nxjerrë përgjimet mes Astrit Avdylajt dhe  Ivo Doçin për votat  para zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.  Në përgjim Avdylaj i kërkon Doçit listën e punonjësve që kanë kundra PS-së, pra do emrat e të gjithë atyre që janë me PD-në.

Kush është Ivo Doçi?

Ivo Doçi

Ivo Doçi i cili përmendet në përgjimet e Bild është Shef Sektori i Ujësjellësit në Shijak. Ai mban aktualisht këtë post.

Pak më parë UKD u shpreh se  shtetasi i përmendur në përgjime Ivo Doçi, nuk ka qenë asnjëherë drejtor i Ujësjelles Kanalizime Durrës dhe as është aktualisht. (lexo këtu)

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339/1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kush është ivo doçi përgjimet e bild kush është ivo doçi përgjimet e bild

Sondazh

Poll