Aktualitet

“Bild” publikoi përgjimet për Ivo Doçin, reagon UKD: S’ka qenë asnjëherë drejtor te ky institucion

5 Qershor 2019, 10:01 Nga DOSJA
“Bild” publikoi përgjimet për Ivo Doçin, reagon

Tiranë-  Pas publikimit të përgjimeve mes Astrit Avdylajn dhe Ivo Doçin, për të cilin medias gjermane e quan drejtorin e UKD-së, ka reaguar edhe ky institucion.

Sipas UKD-së se shtetasi i përmendur në përgjime Ivo Doçi, nuk ka qenë asnjëherë drejtor i Ujësjelles Kanalizime Durrës dhe as është aktualisht.

Reagimi: 

Kolege pershendetje! Ju lutem beni kete saktesim prane redaksive qe kane bere botimin e lajmit ne lidhje me pergjimet:

Ujesjelles Kanalizime Durres sqaron se shtetasi i permendur ne lidhje me pergjime te mundshme qe perbejne veper penale, Ivo Doçi, nuk ka qene asnjehere drejtor i Ujesjelles Kanalizime Durres dhe as eshte aktualisht. Ju lutemi redaksive qe e kane botuar lajmin te bejne saktesimet e duhura, ne te kundert do te perballen me padi per shpifje. Ju faleminderit!

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339/1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ivo doçi përgjimet për bild ivo doçi përgjimet për bild

Sondazh

Poll