Aktualitet

“Bild” publikon përgjimet e Avdylajt dhe drejtorin e UKT-së: I dua të gjithë emrat e atyre me PD. O votën, o në shtëp

5 Qershor 2019, 08:06 Nga DOSJA
“Bild” publikon përgjimet e Avdylajt dhe drejtorin e

Tiranë– Media gjermane “Bild” ka nxjerrë përgjimet mes Astrit Avdylajt dhe drejtorit e UKT-së, Ivo Doçin. Ata janë duke diskutuar në këtë bisedë për votat para zgjedhjeve. Avdylaj i kërkon Doçit listën e punonjësve që kanë kundra PS-së.

Biseda në telefon: 

Astrit Avdylaj: Mirëmrema, unë jam Astrit, si ja çove?

Drejtori i UKT: Astrit si je? Ca bone? Si je?

Astrit Avdylaj: Dëgjo tani. Isha pak atje sot që ta takoja atë. Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallanin këtu. Nesër kur të kesh kohë ti me fol cik, me pa atë listën e punonjësve që mund ti kesh kundra. Ata që mund t’i kesh të PD-së aty. A e kupton? I dua të gjithë emrat që mund të kesh kundra.

Drejtori UKT : I kam ndarë unë. I ke të ndara komplet.

Astrit Avdylaj: Ashtu

Drejtori i UKT: I kam ndarë më parë që t’i kishe gati ti

Astrit Avdylaj:  Ashtu kur të kesh kohë se ne duhet t’i thirrim atyne që t’i tunim nga një cikë. O tek puna dhe të na japing rrogën, o tek shtëpia.

Drejtori UKT:  As që bëhet fjalë. I ke të ndame. Edhe kush ka hyrë në punë i kam gati komplet. I kam kështu të punuara. E kupton çfarë dua të them?

Astrit Avdylaj:   Ok dua të mi qethësh me një fjalë se…a më kupton?

Drejtori UKT: Patjetër të bëj unë telefon nesër.

Astrit Avdylaj: Mirë pra natën. Na fal poooo…

Drejtori UKT: Po ça thua mo burrë, ça na fal? Je i madh! Ciao!

vijon….

 

K.M/J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit avdylaj bild nxjerr përgjimet për dakon drejtori i ukt doçi përgjimet për dakon astrit avdylaj bild nxjerr përgjimet për dakon drejtori i ukt doçi përgjimet për dakon

Sondazh

Poll