Ekonomi

Klodian Tomorri: Rekord! EFT-ja e famshme që na rrjep në Arbitrazh, sot na shet energji për kokërr të qejfit, 13 milionë e

30 Gusht 2021, 15:08 Nga DOSJA
Klodian Tomorri: Rekord! EFT-ja e famshme që na rrjep në Arbitrazh,

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka bërë me dije se Shqipëria ka blerë sot energji elektrike me çmim deri në 160 euro për mega. Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri sqaron se në total OSHEE-ja ka shpenzuar rreth 13 milionë euro për të garantuar energji për 12 ditë, pra më shumë se 1 milion euro për një ditë, duke qenë se është gjendur e papërgatitur për krizën gjatë periudhës së stinës së dimrit.

Gazetari shton se një nga furnitorët është EFT, AG, ose Electricity Financing Team, që është një tregtar energjie i regjistruar në Zvicër dhe e kontrolluar nga oligarku serb Vuk Hamovic, kompani që i mori 10 milionë euro OSHEE-së në Arbitrazh për pazaret që kishte bëre më CEZ-in në 2012, manipulimi me tenderat e energjisë.

E njëjta kompani, EFT AG merr para në Arbitrazh nga Shqipëria dhe vijon të na furnizojë me energji elektrike me një çmim mjaft të shtrenjtë. Pavarësisht akuzave të bëra nga Opozita e asaj kohë (2012), s ëish-kryeministri Sali Berisha e kishte lënë energjinë në duart e serbëve, kjo kompani vijon të jetë edhe sot aktive dhe furnitor.

Statusi i plotë:

Sot kemi arritur nje rekord te ri historik. Kemi blere energji elektrike me cmim deri ne 160 euro per mega. Nje pjese u ble me 159.7 euro, nje pjese tjeter me 147.5 euro/mega. Me pak fjale OSHEE shpenzoi 13 milione euro vetem per te garantuar energji per 12 dite, nga data 1 shtator ne daten 12 shtator. 1 milione euro ne dite. Me e bukura eshte se nje nga furnitoret eshte EFT-ja e famshme. Para pak kohesh kjo EFT i mori 10 milione euro OSHEE-se ne Arbitrazh per pazaret qe kishte bere me CEZ-i ne 2012.

Tani i shet energji oshee-se me 160 euro per mega per kokerr te qejfit. Dmth EFT na rrjep ne arbitrazh, na e rras edhe ketu kur na shet energjine. Mbaj mend atehere kur keta akuzonin Sali Berishen se kishte dorezuar sistemin energjetik tek serbet. Mirepo EFT aty ishte me Berishen, aty mbeti dhe me Ramen.  Nderkohe qeveria duhet ta kishte bere bursen e energjise para se te merrte mandatin e dyte. Dhe ta mendosh qe desh u beme superfuqi energjetike per pak me mullinjte e Karavastase.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll