Aktualitet

Agron Tufa kundër Fevziut: Paradokset e neveritshme të “Opinonit”, kushtin që iu vë panelistëve për mua

5 Qershor 2019, 06:25 Nga DOSJA
Agron Tufa kundër Fevziut: Paradokset e neveritshme të

Tiranë- Agron Tufa ka reaguar ndaj gazetarit Blendi Fevziu duke u shprehur se ky i fundit iu kërkon të ftuarve në emisionin “Opinion” që të mos përmendin emrin e tij por edhe të institucionit që ai drejton, ISKK-së.

Tufa shprehet se në emisionin “Opinion” ka vetë paradokse të neveritshme të Fevziut në për Enver Hoxhën dhe krimet e komunizmit. Ndërsa për ato që i quan reagimet e Brahos & co, ai thekson se nuk ka asnjë fjalë për debatin shungullues dhe përballjen 45 ditore, që  sipas tij i nisi dhe i përballoi ai dhe ISKK.

Reagimi i plotë:

Paradokset e neveritshme të Fevziut në “Opinion”-in e tij për Enver Hoxhën dhe krimet e komunizmit, për reagimet Brahos & co: asnjë fjalë që debatin shungullues dhe perballjen 45 ditore, që i nisi dhe i përballoi Agron Tufa dhe ISKK!
Fevzi, siç më thotë njëri nga panelistët, u paska kërkuar panelistëve një kusht: mospërmendjen kurrësesi të emrit tim dhe ISKK-së!
Deri tani një Bravo e madhe Ergys Mërtirit!
Nuk diskutohet per krimet e komunizmit me metoda komuniste!

Si nisi përplasja Tufa-Braho:

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa blendi fevziu debati braho tufa tufa kundër fevziut agron tufa blendi fevziu debati braho tufa tufa kundër fevziut

Sondazh

Poll