Aktualitet

Mësynë në banesat e futbollistëve dhe deputetes greke, kapen banditët shqiptarë (Foto)

4 Qershor 2019, 20:04 Nga DOSJA
Mësynë në banesat e futbollistëve dhe deputetes greke, kapen

GREQI– Policia greke ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që kanë grabitur banesat e disa futbollistëve greke dhe të deputetes greke të Demokracisë së Re, Sofia Voultepsi.

Mediat lokale bëjnë me dije se banda e shqiptarëve futeshin nëpër shtëpia dhe grabisnin çfarë gjenin.

Në pranga ranë një grua dhe burrë shqiptar të moshës 34 dhe 35 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur dhe tre të tjerë, të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës që grabisnin banesa.

Bëhet me dije se anëtarët e grupit të grabitësve ishin marrë më parë me punime duralumini dhe kjo gjë ua bënte më të thjeshtë vjedhjen.

Midis viktimave ishin edhe futbollistë të huaj të Olimpiakos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen hajdutet shqiptare banda e shqiptareve greqi arrestohen hajdutet shqiptare banda e shqiptareve greqi

Sondazh

Poll