Aktualitet

Paralajmërimi i fortë i gazetarit të BILD: Kam dokumente të tjera për shit-blerjen e votës, telefonata të politikanëve

4 Qershor 2019, 18:49 Nga DOSJA
Paralajmërimi i fortë i gazetarit të BILD: Kam dokumente të

TIRANË- Gazetari i prestigjiozes gjermane Bild, Piter Tiede përmes një komunikimi  për Fax News ditën e sotme ka paralajmëruar se një tjetër shkrim do të publikohet së shpejti nga ai për shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Sipas gazetarit pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut.

Kujtojmë se gazetari gjerman u kryqëzua nga ana e qeverisë pas publikimit të artikullit të tij të parë, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën.

“Përshëndetje, kam një histori të re… do të botohet sonte ose nesër në mëngjes…  Shijak dhe Durrës… blerje votash nga ana e Partisë Socialiste… Me gjashtë regjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht … Ajo që kemi janë  regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit. Telefonata të bëra me politikan dhe votues”, shprehet gazetari. 

(Marrë nga FaxWeb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avdylajt blerja e votave ne durres gazetari i bild piter tiede vangjush dako avdylajt blerja e votave ne durres gazetari i bild piter tiede vangjush dako

Sondazh

Poll