Aktualitet

E rëndë në Fier, gjendet një trup i pajetë në një kabinë elektrike

4 Qershor 2019, 16:32 Nga DOSJA
E rëndë në Fier, gjendet një trup i pajetë në

FIER- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Fier, pasi një person është gjetur i vdekur në një kabinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja” në qytetin e Fierit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas njoftimit që ka marrë nga banorët, dhe viktima është identifikuar si V.P. 45-vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por uniformat blu kanë nisur hetimet dhe kanë pyetur banorët. 

“Në datën 04.06.2019, në lagjen “Kryengritja” Fier, pranë një kabine elektrike, është gjetur i vdekur shtetasi  V.P, 45 vjeç, banues në Kuman, Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasin V.P e ka zënë korenti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia fier policia fier

Sondazh

Poll