Aktualitet

Ina Zhupa: Veliaj e futi Fushën në bashki, pozicioni që i dha nipit të oligarkut të preferuar (Foto)

4 Qershor 2019, 16:31 Nga DOSJA
Ina Zhupa: Veliaj e futi Fushën në bashki, pozicioni që i dha

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një denoncim në rrjetet sociale.

Krahas disa fotove, Zhupa shkruan se tashmë biznesmeni Shkëlqim Fusha, pronar i kompanisë “Fusha SHPK” që ka fituar shumë tendera në Bashkinë e Tiranës, ka të drejtë të marrë vendime në lidhje me këto çështje.

Sipas zëdhënëses së Partisë Demokratike, në listën e këshilltarëve bahkiakë që ka propozuar kryebashkiaku Erion Veliaj është nipi i Shkëlqim Fushës, djali i motrës së biznesmenit, Genc Beram Duka.

Zhupa shkruan më tej se lidhja e Veliajt me Fushën ka kaluar në një tjetër stad tashmë.

Shkëlqim Fusha nuk do të jetë vetëm klient por edhe vendimarrës i aferave korruptive të Veliajt.

Në listën e këshilltarëve bashkiakë që ka propozuar Veliaj është vendosur edhe Genc Beram Duka. Genci është nipi, djali i motrës i Shkëlqim Fushës. Oligarku i preferuar i Veliajt, duket se e ka kaluar lidhjen mes tyre në nje tjetër stad. Tashmë ai me anë të nipit të tij kërkon të jetë pjesë e vendimarrjes. Fusha shpk është kompania që ka marr me shume tendera në Bashkinë e Tiranës dhe qe i është dhënë me ligj special prona publike e Teatrit Kombëtar.

Lidhja e fortë e Veliajt me Fushajt, ka një nyje që nuk këputet dot, është dosja e vrasjes se Ardit Gjoklajt që kryebashkiaku e mbylli me Petrit Fushën duke i hapur qesen e fondeve të bashkisë dhe pronat e saj për Shkëlqim Fushën,”– shkruan Zhupa krahas fotove ku shihet se Genc Duka është kandidat për këshilltar bashkiak.

 

 

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fusha shpk genc duka ina zhupa keshilltare bashkie shkëlqim fusha fusha shpk genc duka ina zhupa keshilltare bashkie shkëlqim fusha

Sondazh

Poll