Aktualitet

Ndodh edhe kjo! Shqiptari i ikën nga duart policisë dhe hidhet në det. Nuk do të shkojë në Francë

4 Qershor 2019, 15:12 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo! Shqiptari i ikën nga duart policisë dhe hidhet në

ITALI- Një shqiptar ka tentuar të arratiset nga duart e policisë italiane duke u hedhur në det.

Sipas medieve vendase ngjarja ka ndodhur në kufirin midis Francës dhe Italisë, pasi shqiptari po dëbohej nga shteti ynë fqinj drejt Francës, pasi ishte i parregullt.

Gjithçka ka ndodhur në momentin e dorëzimit të të riut shqiptar tek autoritetet franceze, por në këtë moment ai është shkëputur nga duart e tyre dhe është hedhur në det, duke tentuar që të kalojë me not drejt Italisë. Pas kësaj, shqiptari është kapur sërish, duke u kthyer përfundimisht në Francë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet france itali shqiptari hidhet në det france itali shqiptari hidhet në det

Sondazh

Poll