Aktualitet

Tërmetet/ Manastirliu nga Korça: Mjekë dhe infermierë në dispozicion 24 orë

4 Qershor 2019, 15:09 Nga DOSJA
Tërmetet/ Manastirliu nga Korça: Mjekë dhe infermierë

KORÇË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi banorët e prekur nga tërmeti në Korçë.

Manastirliu garantoi shërbimin shëndetësor pa ndërprerje për banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

“Kemi organizuar shërbimin me mjekë dhe infermierë këtu në kampin e emergjencës 24 orë, në mënyrë që të monitorojmë situatën shëndetësore, sidomos të fëmijëve, grave dhe të moshuarve”, tha Manastirliu.

Prej 4 ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për shkak të lëkundjeve të tokës që pësuan rrethinat e Korçës. Ditën e sotme, një pjesë e tyre janë sistemuar në banesa sociale, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë në çadra prej frikës nga tërmetet. Disa ditë më parë zona e Korçës u lëkund nga tërmete, ku më i forti shënoi 5.3 ballë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu tërmetet në korçë ogerta manastirliu tërmetet në korçë

Sondazh

Poll