Aktualitet

Tërmetet/ Prefekti i Korçës: 60 banorë s’pranojnë të largohen nga çadrat, kanë frikë

4 Qershor 2019, 15:01 Nga DOSJA
Tërmetet/ Prefekti i Korçës: 60 banorë

KORÇË- Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari në një intervistë për Report Tv, është shprehur se situata në Korçë është drejt përmirësimit.

Sipas tij, një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar që të largohen nga çadrat, ndërsa të tjerë nuk largohen nga banesat e tyre, për shkak se i tremben një vjedhjeje të mundshme të shtëpive.

“Situata është në përmirësim e sipër. Gjendja është e stabilizuar, banorët kanë marrë ndihmën e parë. Po përpiqemi që banorët që janë në çadra t’i strehojmë në banesat sociale. Banorëve u është dhënë e gjitha ndihma. Hapi i parë është vendosja në çadër në të gjitha vendet Europiane, dhe ne këtë e arritëm me sukses. Është bërë furnizimi me ushqim i banorëve. Ka pasur vetëm një vonesë në sjelljen e ushqimit të kompanisë private, por ishte një ngatërresë e vogël. Një pjesë janë zhvendosur, ka banorë që nuk lëvizin nga çadra për shkak të frikës. 60 banorë në çadër’, tha prefekti Dhori Spirollari.

Prej 4 ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për shkak të lëkundjeve të tokës që pësuan rrethinat e Korçës. Ditën e sotme, një pjesë e tyre janë sistemuar në banesa sociale, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë në çadra prej frikës nga tërmetet. Disa ditë më parë zona e Korçës u lëkund nga tërmete, ku më i forti shënoi 5.3 ballë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhori spirollari tërmetet në korçë dhori spirollari tërmetet në korçë

Sondazh

Poll