Aktualitet

Tërmetet në Korçë, ministrja Xhaçka: Do rregullohen të gjitha shtëpitë, bëni vetëm pak durim

4 Qershor 2019, 14:59 Nga DOSJA
Tërmetet në Korçë, ministrja Xhaçka: Do rregullohen

KORÇË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka mbërritur në Korçë ku i ka siguruar banorët se shtëpitë e të gjithëve që janë prekur nga tërmeti do të rregullohen. Xhaçka shoqërohej nga ish- kryebashkiaku Niko Peleshi dhe kryetari aktual, Sotiraq Filo.

“Do ju ndihmojmë të rimëkëmbim çdo gjë që keni humbur. Këto janë ditë të vështira, por ne do bëjmë maksimumin. Në mënyrë sa më të shpejtë do përpiqemi t’ju dëmshpërblejmë. Të gjithë shtëpitë do të rregullohen. Bëni vetëm pak durim, sepse këto janë ditë të vështira”, u shpreh Xhaçka.

Prej 4 ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për shkak të lëkundjeve të tokës që pësuan rrethinat e Korçës. Ditën e sotme, një pjesë e tyre janë sistemuar në banesa sociale, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë në çadra prej frikës nga tërmetet. Disa ditë më parë zona e Korçës u lëkund nga tërmete, ku më i forti shënoi 5.3 ballë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korce olta xhacka tërmetet në korçë korce olta xhacka tërmetet në korçë

Sondazh

Poll