Aktualitet

“Hapni derën, do u vrasim”, si u arratisën shqiptarët nga burgu në Greqi pas marrjes peng të policit

4 Qershor 2019, 14:56 Nga DOSJA
“Hapni derën, do u vrasim”, si u arratisën shqiptarët

GREQI- Policia greke ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme kërkimet për shqiptarët e arratisur nga burgu. Deri tani janë identifikuar 2 nga katër të arratisurit, ndërsa një media në Greqi ka publikuar fotot e tre prej tyre.

Po kështu mediat në vend shkruajnë se të arratisurit janë shumtë të rrezikshëm dhe në vitin 2012 kanë kryer një vrasje. Ata kanë qëlluar me vdekje një kuzhunier të ri, pasi ai kishte bërë rezistencë kur i kishin vjedhur automjetin. Ndërsa një nga të arratisurit është autori i grabitjes në banesën e këngëtarit të njohur Lefteris Pantazis, ku morën para dhe bizhuteri.

Po si e realizuan arratisjen?

Media greke Reader.gr shkruan se ata kishin inskenuar sikur ishin sëmurë dhe kishin kërkuar një ilaç nga Policët. Në momentin që një prej punonjësve të burgut kishte hyrë në qeli ata e kishin rrëmbyer dhe e kërcënuan me thikë se do ta vrisnin.  

Me policin që e kishin rrëmbyer ata ecën deri në bodrum dhe më pas morën peng dhe një police femër. Edhe pse gardianët negociuan me ta, sërish ata mundën të largoheshin dhe kërcënuan se do hiqnin qafe policin që kishin marrë peng. “Hapeni derën, do ta vrasim”, ishin shprehur të arratisurit.

Policët: Dera është mbyllur, nuk hapet. Lini vajzën.

Të arratisurit: Hapeni.

Policët: Ju po humbni kohë do arrestoheni.

Të arratisurit: Lëshoni në tokë armë, do vrasim kolegen tuaj.

Policët: Lironi vajzën të lëshojmë armët.

Por dhe pas këtyre debateve dhe negociatave 2 shqiptarët dhe dy gjeorgjianët mundën që të largohen nga burgu dhe ende nuk janë kapur të gjithë. Ata u arratisën mëngjesin e djeshëm, në një aksion spektakolar. Kjo nuk është arratisja e vetme e Shqiptarëve nga burgu, pasi një gjë e tillë ndodhi vetëm pak javë më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dy shqiptarët arratisen nga burgu shqiptaret ne greqi dy shqiptarët arratisen nga burgu shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll