Aktualitet

Iu dha lamtumira e fundit, Parodistët: T’i thuash lamtumirë Metit qenka e të trishtë

4 Qershor 2019, 13:22 Nga DOSJA
Iu dha lamtumira e fundit, Parodistët: T’i thuash lamtumirë

VLORË- Ditën e sotme u mbajtën homazhe për aktorin e humorit që u nda nga jeta pak ditë më parë, Muhamet Liko.

Në një intervistë për mediat e pranishme, dy kolegët e tij kanë shprehur dhimbjen e tyre.

Afrim Agalliu: Metin nuk do ta kemi fizikisht por do të jetë në mendjen dhe në zemrën tonë. Lamtumirë Meti i dashur dheu qoftë i lehtë për të. Meti e kishte emrin Muhamet, dhe e thoshte vetë kishte emrin e hazretit Muhamet. Iku u fik Natën e Kadrit dhe sot e përcjellim ditën e Bajramit. Dheu i qoftë i lehtë. U prehtë në paqe.

Agron Hamo: Ishte njeriu më i jashtëzakonshëm që kam njohur. Për Metin nuk kanë të shterur fjalët. Nuk e imagjinoja që të ikte. T’i thuash lamtumirë Metit qenka shumë të trishtë.

Sot në Vlorë iu dha lamtumira e fundit, aktorit të njohur të humorit, Muhamet Likos. Meti u nda nga jeta më 31 maj në Itali. 64-vjeçari me pseudonimin e artit “Meti” vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Të pranishëm në ceremoninë e lamtumirës në Teatrin “Petro Marko” ishin miq dhe kolegë.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim agalliu agron hamo ceremonia e lamtumires se muhamet likes afrim agalliu agron hamo ceremonia e lamtumires se muhamet likes

Sondazh

Poll