Lleshaj del blof me kanabisin, kultivimi riaktivizohet në 6 qarqe (Shifrat)
4 Qershor 2019, 12:48Nga DOSJA
Lufta ndaj kanabisit u shpall si e fituar nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme në vitin 2018, por edhe përgjatë vitit 2019 rastet e kultivimit janë shqetësuese.
“Çdo bimë, çdo fidan e çdo farë që kapet në territorin e Shqipërisë deri më datën 15 qershor është meritë e juaja, e drejtuesve vendorë të Policisë. Çfarë kapet pas datës 15 qershor, është përgjegjësi e secilit prej jush”, pati deklaruar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në 9 maj.
Në task-frocën qendrore, Ministri i Brendshëm tha se disa grupe kriminale po riaktivizohen në kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa të dhënat e siguruara nga A2 CNN tregojnë se 6 qarqe janë problematike.
Ministri i referohet kultivimit të hashashit në Krujë, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Tepelenë dhe Librazhd. Kjo ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat duke organizuar kontrolle të imtësishme ndërsa vetëm për periudhën janar-maj të këtij viti, janë gjetur 12 186 kubikë kanabisi në këto qarqe.
Sipas të dhënave të policisë janë goditur në total 14 raste të kultivimit të narkotikëve, ndërsa në terren janë zhvilluar 44 414 kontrolle, ku janë përfshire 14 586 punonjës policie. Pas datës 15 qershor, pritet të nisin dhe monitorimet nga ajri për parcelat me kanabis. Për këtë, policia shqiptare do të bashkëpunojë me homologët italianë dhe Guardia di Finanza, për rastet e trafikimit. Marrë nga A2 News
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Fabrika e çimentos TITAN në Thumanë është kthyer në një rrezik për shëndetin e qytetarëve të zonave përreth. Kjo fabrikë shfrytëzon errësirën për të punu...
Vlorë- Teksa po kryheshin homazhet e fundit për aktorin e humorit të Vlorës. Muhamet Likën, i pranishëm ishte edhe aktori Mirush Kabashi.Kabashi u shpreh për me...
TIRANË- Më pak se një muaj ka ngelur për afrimin e datës së zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 30 qershor. Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes ...
Vlorë-Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë autori i plagosjes së ngjarjes së 10 majit në Lungomare të Vlorës. Nga policia është arrestuar Inez Hajrulla pasi...
Tiranë- Tani është fundi i vitit shkollor dhe prindërit bashkë me fëmijët e tyre kanë filluar punën për fshirjen e librave, pasi ato duhet të dorëzohen dhe do t...
ITALI- Policia italiane ka shkatërruar dy banda shqiptare, të cilat ishin në rivalitet mes tyre për trafikun e drogës dhe të prostitucionit. 12 urdhra arresti ...
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për shfaqjen e nje filmi me metrazh të shkurtër, i cili u transmetua dje në RTSH, ku subjekti i filmit kanë qen...