Aktualitet

Tornado në Lushnje? Fenomeni i panjohur krijon panik te banorët, rrëzon shtylla dhe djeg pemë (VIDEO EKSKLUZIVE)

4 Qershor 2019, 12:23 Nga DOSJA
Tornado në Lushnje? Fenomeni i panjohur krijon panik te banorët,

LUSHNJE- Një fenomen i çuditshëm është shfaqur në fushat e Çermës, në Lushnje 2 ditë më parë.

Sipas dëshmitarëve, shtellunga e resë, shoqëruar dhe me oshëtima zhurmuese, fillimisht është shfaqur në tokat bujqësore dhe vreshta, duke djegur çdo gjë që ka prekur.

Ndërsa, ky fenomen, i ngjashëm për nga përshkrimi me tornadon, ka rrëzuar shtyllat e pemtarive duke i djegur ato, ndërsa më pas ka vazhduar në qiell të hapur, si një re e bardhë.

Ata që e kanë parë kanë bujqër dhe punonjës të të mbjellave bujqësore, të cilët shprehen se ky fenomen i çuditshëm u ka ngjallur frik dhe panik, duke mos patur kohë as të largohen, por kanë zgjedhur të fshihen nëpër pemtari.

Fenomeni ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa pamjet e siguruara nga Dosja.al janë në momentin që fenomeni zhduket në qiell.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tornado ne lushnje tornado ne lushnje

Sondazh

Poll