Aktualitet

Ndarja nga jeta e Muhamet Likës, Mirush Kabashi tregon amanetin e aktorit

4 Qershor 2019, 12:01 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Muhamet Likës, Mirush Kabashi tregon amanetin e aktorit

Vlorë- Teksa po kryheshin homazhet e fundit për aktorin e humorit të Vlorës. Muhamet Likën, i pranishëm ishte edhe aktori Mirush Kabashi.

Kabashi u shpreh për mediet se amaneti i fundit i Muhamet Likos ishte të përçonte te brezat e rinj humorin që iu qëndron pranë problematikave të qytetarëve.

“Ata nuk bënë humor për hatër të humorit, kishin një humor të zi që na bënte t’i thërrisnin kokën, dhe bënin që të skuqeshin ata që na drejtojnë. Ata kanë ngritur vlerat intelektuale të Vlorës, amaneti i fundit i Metit para se të ikte në Itali ishte transmetimi i vlerave të tyre te artistët e rinj. Dhanë shembullin si artistët mund të jenë dhe njerëz të jashtëzakonshëm”, u shpreh Kabashi.

Më 31 maj u nda nga jeta në Itali, aktori i njohur i humorit Muhamet Liko. 64-vjeçari me pseudonimin e artit “Meti” vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali.

J.V & A.S/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceremonia e lamtumires se muhamet likes mirush kabashi ndarja nga jeta e muhamet likës ceremonia e lamtumires se muhamet likes mirush kabashi ndarja nga jeta e muhamet likës

Sondazh

Poll