Aktualitet

Arrestohet shënjestra e atentatit të 10 majit në Lungomare, në pranga Inez Hajrulla

4 Qershor 2019, 11:46 Nga DOSJA
Arrestohet shënjestra e atentatit të 10 majit në Lungomare,

Vlorë-Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë autori i plagosjes së ngjarjes së 10 majit në Lungomare të Vlorës.  Nga policia është arrestuar Inez Hajrulla pasi akuzohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve kriminale më 10 maj në Vlorë,  u plagos Dajko Cenodemaj, ky i fundit ishte një kalimtar i rastit. Hajrulla ishte prej ditësh në kërkim nga uniformat blu të qytetit bregdetar për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Për ngjarjen e 10 majit dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë,Inez Hajrulla, i cili  ndodhej në lokal gjatë momentit të sulmit. Ky i fundit u kundërpërgjigj me armë ndaj agresorëve të tjerëve, të cilët qëlluan ndaj tij me breshëri plumbi.  Për këtë ngjarje u shoqëruan në polici 8 persona.

Theksojmë shkëmbimi i zjarrit ndodhi në afërsi të kompleksit Oslo, që njihet si lokali i Edison Harizajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 7 nëntor 2018 në një atentat në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 Maj 2019 në Lungomare.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi I.H.

Në lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur 63 vjeçari D.C, i cili ishte klient në një lokal tjetër me distancë prej 70 m larg.

Gjykata i ka caktuar shtetasit I. H, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shënjestra e lungomarres inez hajrrula plagosja ne lungomare arrestohet shënjestra e lungomarres inez hajrrula plagosja ne lungomare

Sondazh

Poll