Aktualitet

“Libra falas”, nis aksioni i fshirjes, prindërit të irrituar: Turp, ata janë të dëmtuar, po t’i fshijmë grisen (VD)

4 Qershor 2019, 11:22 Nga DOSJA
“Libra falas”, nis aksioni i fshirjes, prindërit të

Tiranë- Tani është fundi i vitit shkollor dhe prindërit bashkë me fëmijët e tyre kanë filluar punën për fshirjen e librave, pasi ato duhet të dorëzohen dhe do të përdoren nga fëmijë të tjerë.

Në lidhje me këtë vendim të qeverisë prindërit janë të pakënaqur dhe shprehen se fëmijët nuk bëjnë mësim në shkollë pasi kanë filluar me këtë aksion.

“Kur e morën ne këtë librin e djalit në shtator ishte i ri, ishte akullore. Tani ky libër kaloi një vit dhe tani duhet t’i dorëzojmë dhe libri është në këtë gjendje. Plus që fletët nuk janë më. Cilësia është zero. Fushata e fshirjen ka filluar. Pastaj kalojmë në një komision nëse kalon apo jo. Por të fshish tani ti abetaren, ky është një turp që këtë ta marrin ata të rinjtë. Në shumë shkolla në klasë të parë fëmijët nuk bëjnë mësim po fshijnë librat. Edhe nëse fshihen librat, grisen fletët. “, u shpreh Matilda Bega, prind, në Ftesë në 5 në “Top Channel”.

“Për mua kjo është një lloj për-kujdesi ndaj librit. Unë ka përsëritur edhe mësime me fëmijën pasi po i fshihnim.”, u shpreh një tjetër prind Elma Tershana.

Çfarë ka deklaruar ministrja Shahini?

“Do të jetë një komision në nivel shkolle dhe pastaj në nivel të Drejtorisë Arsimore dhe zyrës Arsimore për të gjitha detajet do të vendosim në vijim. Nuk dihet ende se çfarë do të vendoset për dëmtim. Mësuesit janë këshilla sesi të ruhen prindërit. Librat në fund t⌂ vitit duhet të fshihen.”, është shprehur ministrja Besa Shahini.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet “libra falas” nis aksioni i fshirjes së librave prindërit të irrituar “libra falas” nis aksioni i fshirjes së librave prindërit të irrituar

Sondazh

Poll