Aktualitet

“180 mijë euro fitim në muaj”/ Arrestohen 12 tutorë të 2 bandave shqiptare në Itali, përplasje me armë për drogë e

4 Qershor 2019, 07:35 Nga DOSJA
“180 mijë euro fitim në muaj”/ Arrestohen 12 tutorë

ITALI- Policia italiane ka shkatërruar dy banda shqiptare, të cilat ishin në rivalitet mes tyre për trafikun e drogës  dhe të prostitucionit. 12 urdhra arresti u lëshuan ndaj shqiptarëve që shfrytëzonin për prostitucion 20 vajza nga Shqipëria dhe Ukraina në rrugën Emilia est.

Sipas medieve italiane  bëhet me dije se operacioni është zhvilluar këtë mëngjes nga Policia e Modenas.

Policia ka arresuar 12 persona nga të dy bandat, por ende nuk dihen detaje dhe identitetet e të arrestuarve.

Operacioni nisi pas nje hetimi disa mujor, i cili zbuloi se bandat shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore, biznes ky nga, i cili fitonin 180 mijë euro në muaj.

Kjo kishte bërë që mes bandave të lindin konfliktet, deri në perplasje me armë zjarri.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali shkaterrohen dy banda shqiptare ne modena itali shkaterrohen dy banda shqiptare ne modena

Sondazh

Poll