Aktualitet

Sajuan atentatin në Novoselë, arrestohet “shënjestra” dhe shoku i tij, si e realizuan planin (EMRI)

4 Qershor 2019, 10:09 Nga DOSJA
Sajuan atentatin në Novoselë, arrestohet “shënjestra”

Vlorë- Atentati ndaj 24-vjeçarit Romario Aliraj në muajin Maj në Novoselë të Vlorës,  pas hetimeve nga policia ka rezultuar i sajuar. Policia njofton se ngjarja është sajuar nga vetë 24-vjeçari Romario Aliraj dhe shoku i tij me iniciale A.V, 51-vjeç, të cilët janë arrestuar.

Sipas policisë nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me 24-vjeçarin kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale. Gjatë planit ata kishin përdorur edhe një armë zjarri automatike, për të cilët kishin qëlluar në mënyrë që të realizonin planin e tyre.

Aliraj pasi denoncoi për atentatin u shpreh për mediet se një plumb i kishte kaluar pas koke. “Një plumb më kaloi pas koke se e ndjeva. Kanë qenë tre veta dy mbrapa dhe një para. Kanë qëlluar ata të dy që ishin mbrapa ishin nisur për të më vrarë. Muhabeti është për punë lekësh, më kishin lekë borxh dhe unë i kam sharë. Kam bërë gabim, por problemet e mia nuk i zgjidh dot policia, i zgjidh vet unë”, u shpreh Romario Aliraj disa javë më parë.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh ngjarjen e Novoselës të ndodhur më datë 12 Maj 2019. Sajon ngjarjen për interesa personale në bashkëpunim me shokun e tij, por vihen të dy në pranga.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 12.05.2019, ku persona të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin 24 vjeçarin R. A, i cili në momentin e sulmit ishte duke drejtuar automjetin e tij Volkswagen Golf në autostradën Vlorë-Levan, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka zbardhur ngjarjen, ku ka rezultuar se ngjarja është sajuar nga autori dhe shoku i tij , për interesa personale.
Në këtë kuadër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

R. A., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

A. V., 51 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike.

Gjithashtu, për shtetasin R.A, më datë 01.06.2019, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, por ditën e djeshme (03.06.2019) është konstatuar nëpër qytet duke mos zbatuar detyrimet ligjore në lidhje me masën e sigurisë.

Materialet në ngarkim të personave të ndaluar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati i sajuar në novoselë atentati ne vlore romeo aliraj atentati i sajuar në novoselë atentati ne vlore romeo aliraj

Sondazh

Poll