Aktualitet

“I kërkoi të hiqte flamurin”, gazetari Artan Hoxha: Grupi nga Shijaku rrahën babë e bir për militanten e LSI

4 Qershor 2019, 10:16 Nga DOSJA
“I kërkoi të hiqte flamurin”, gazetari Artan Hoxha: Grupi

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha në një lidhje telefonike për Report Tv ka treguar detaje se si ka nisur sherri që çoi deri në arrestimin dhe plagosjen e ish-truprojës së Sali Berishës dhe djalit të tij, Ymer dhe Erjon Cela.

Kanë qenë duke bërë filmime, kush ka qenë më aktivë në radhët e protestuesve.  Erion Çela shau gruan që mbante flamurin e LSI. S’ka asnjë polic të përzier në këtë histori. Militantët e LSI u përzienë për të mbrojtur gruan nga Shijaku. Erion Çela i kërkoi një militanteje të LSI. Invalidi i doli në mbrojtje militantes së LSI, i ka thënë s’ka pse t’a heqë flamurin. Debati mes invalidit nga Shijaku dhe djalit të truprojës degradoi. Kaq ka mjaftuar që një grup personash nga Xhafzotaj, që e kanë dëgjuar dhe i kanë dalë në mbrojtje gruas. Në këtë grup bënte pjesë edhe Zamir Sijani që u arrestua sot. Sijani me protestuesit e tjerë të opozitës kanë qëlluar me shufra hekuri Ymer Çelën dhe djalin e tij duke u shkaktuar dëmtime të rënda në kokë,”-tha Hoxha.

Ditën e sotme është arrestuar Zamir Sijani, një nga personat e akuzuar si agresorët e sulmit që iu bë ish-truprojës së Sali Berishës, Ymer Celës dhe djalit të tij, Erionit. Sijani, 43 vjeç nga Xhafzotaj i Durrësit, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha erjon cela plagosja e ish-truprojes se berishes ymer cela zamir sijani artan hoxha erjon cela plagosja e ish-truprojes se berishes ymer cela zamir sijani

Sondazh

Poll