Aktualitet

Mijëra besimtarë falin Namazin e Fitër Bajramit, i japin fund muajit të Ramazanit, foto nga festimet në qytetet e vendit

4 Qershor 2019, 06:36 Nga DOSJA

SHQIPËRI-  Myslimanët festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”  dhe në xhami të tjera të vendit ku falën Fiter Bajramin.  Dosja.al sjell foto nga Fushë-Kruja, Elbasani, Kukësi, Gjirokastra, Shkodra dhe nga disa qytete të tjera ku besimtarët u falën sot. 

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi besimtaret për paqe, lumturi dhe harmoni në familjet e tyre dhe më shumë miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”

Fitër Bajrami, shënon fundin e muajit të shenjtë Ramazan, gjatë së cilit besimtarët agjëruan 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Festa zgjat disa ditë dhe parashikon, shkëmbimin e dhuratave, vizita tek familjarët e miqtë, përkujtimin dhe madhërimin e Zotit, ndërsa ditën e sotme besimtarët këshillohen të veshin rrobat më të mira dhe të parfumosen për të shkuar e kryer faljen e Fiter Bajramit. 

(j.v/k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besimtaret myslimane festojne bajramin bujar spahiu fiter bajrami besimtaret myslimane festojne bajramin bujar spahiu fiter bajrami

Sondazh

Poll