Aktualitet

“U zunë për flamurin e LSI”, gazetari Artan Hoxha zbulon çfarë ndodhi në protestë: Duan viktima në rrugë

4 Qershor 2019, 09:50 Nga DOSJA
“U zunë për flamurin e LSI”, gazetari Artan Hoxha zbulon

TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar arrestimin e agresorit dhe plagosjen e ish-truprojës së Sali Berishës dhe djalit të tij, Ymer dhe Erjon Cela. Në një reagim në Facebook, Hoxha thotë se e gjitha është bërë për një flamur të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Reagimi i Artan Hoxhës:

Ato incidente në protestë janë të koordinuar edhe në mënyrën sesi transmetohet më pas, mazhoranca mundohet ta nxjerrë protestën e dhunshme, ndërkohë që opozita kërkon të nxjerrë policinë të dhunshme.

E dhimbshme është që po kërkohen viktima, dhe jo në tavolinë, por në rrugë.

Ata policë dhe qytetarë janë të pafajshëm.

Personat që dhunuan ish- truprojën e Berishës, Ymer Çela dhe të birin e tij, njëri është nga Xhafzotaj dhe të tjerët janë nga Shijaku, dhe janë zënë për një flamur të LSI-së.

Ditën e sotme është arrestuar Zamir Sijani, një nga personat e akuzuar si agresorët e sulmit që iu bë ish-truprojës së Sali Berishës, Ymer Celës dhe djalit të tij, Erionit. Sijani, 43 vjeç nga Xhafzotaj i Durrësit, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha erjon cela plagosja e ish-truprojes se berishes ymer cela zamir sijani artan hoxha erjon cela plagosja e ish-truprojes se berishes ymer cela zamir sijani

Sondazh

Poll