Aktualitet

Arrestohet Zamir Sijani, dhunoi babë e bir në protestë, sherri për flamurin e LSI

4 Qershor 2019, 09:18 Nga DOSJA
Arrestohet Zamir Sijani, dhunoi babë e bir në protestë, sherri

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar Zamir Sijanin, si një nga autorët e dhunimit të ish-truprojës së Sali Berishës, Ymer Cela dhe djalin e tij Erjon Cela, në protestën e opozitës më 2 qershor 2019. 

Ai është i skeduar nga policia e Shtetit si një person me precedent penal, dhe sipas burimeve të Dosja.al, Sijani është dënuar për “armëmbajtje pa leje” dhe trafik droge. 

Ai goditi me sende të forta në kokë babë e bir, duke iu shkaktuar dëmtime të shumta në trup dhe kokë. Ymer dhe Erjon Cela, përfunduan në spital, ndërkohë që në sulmin ndaj tyre, nuk ishte vetëm Sijani, por edhe persona të tjerë. 

Erjon Çela tha se dhunuesit ishin protestues që njohën babain e tij, dhe e thërritën në emër, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, shkroi në faqen e tij në rrjetet sociale, se Ymer dhe Erjon Cela, u dhunuan nga agjentët e infiltruar të policisë së shtetit.

Vetë ish-truproja e Berishës, tha se u sulmua nga 5 civilë, të cilët i goditën edhe me qytën e armës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion çela protesta e opozites 2 qershor 2019 ymer cela zamir sijani erion çela protesta e opozites 2 qershor 2019 ymer cela zamir sijani

Sondazh

Poll