Aktualitet

Tronditet Vlora, tritol biznesit të çorapeve gjatë mesnatës, shoqërohet një person (VD)

4 Qershor 2019, 05:23 Nga DOSJA
Tronditet Vlora, tritol biznesit të çorapeve gjatë

Vlorë- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orën 00.15 në qytetin e Vlorës, në një biznes në rrugën Transballkanike.

Dosja.al mëson se shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë ku prodhohen çorape dhe kanattjere pasi kompresorit të këtij biznesi i ishte vendosur një sasi tritoli prej 150 gramësh. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Në polici është shoqëruar një person, ndërsa gjatë shpërthimit janë parë dy persona para fabrikës, për të cilët po heton policia. Fabrika është në pronësi të një biznesmeni shqiptar dhe një egjiptiani.

Uniformat blu kanë bërë të mundur menjëherë rrethimin e zonës dhe sekuestrimin e kamerave për të vijuar hetimet lidhur me shpërthimin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2019, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji” në kompresorin i cili është i instaluar jashtë ambienteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtuar vetëm kompresori. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shperthim me tritol ne vlore tritol fabrikës së çorapeve shperthim me tritol ne vlore tritol fabrikës së çorapeve

Sondazh

Poll