Aktualitet

Dërgonin shqiptarë për 30.000 $ në SHBA, Prokuori dorëzon 450 CD me përgjime tek Krimet e Rënda

4 Qershor 2019, 08:43 Nga DOSJA
Dërgonin shqiptarë për 30.000 $ në SHBA, Prokuori

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë gjykimin e saj për 51 të pandehurit e arrestuar nga operacioni “One if by land”. 

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptarë drejt shtetëve të Bashkuara, Kanadase dhe Anglisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada deri në 10 mijë paund në Angli.

Prokurori Eugen Beci, pas përfundimit të hetimeve ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në gjykatë ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera.

Mbi të gjithë të pandehurit, mes tyre edhe gra, rëndojnë akuzat e trafikimit të qënieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze.

Po cilët janë personat e arrestuar?

Sajmir Hysenbelliu, Enxhi Koci, Nike Bushi, Adriatik Çekaj, Alfred Kalaj, Mhill Zefi,  Mensur Selami, Bedri Bendaj, Ilir Feçi, Ardian Gurakuqi, Kolë Vushaj, Zaim Hysenbelliu, Nosh Volaj, Prel Gjelaj, Jorgo Shaho, Ardian Corri, Kristjan Zallinaj, Sokol Duli, Euglen Dushku, Leonora Dushku, Roza Frroku, Erenik Avdyli, Blerim Brahimi, Oltjan  Serani, Kreshnik Muja, Fatos Muja, Luan Qyrku, Genci Osmanaj, Arben Kajaçi, Luigj Shtinja, Tanush Prenga, Përparim Kule, Esat Cakoni, Skënder Koci (Keni), Shkëlqim Koci (Jimmy), Borislav Ivanov Krumov, Marin Dimitrov Vasilev, Eno Muçollari, Liri Muçollari, Fuat Zaimi, Nikolin Priska, Haki Tarja, Bashkim Sorra, Ylber Rama, Artur Karaj, Emiljan Sinjari, Ilija Mitrevski, Betim Veliu, Artim Dauti, Zaim Dauti dhe Genc Dibra.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eugen beci gjykata e krimeve te renda operacioni one if by land eugen beci gjykata e krimeve te renda operacioni one if by land

Sondazh

Poll