Aktualitet

Sfida e Ramës/ Plasari: Ka hyrë në histori, por hyjnë edhe njerëz që i pshurrin te varri

4 Qershor 2019, 08:14 Nga DOSJA
Sfida e Ramës/ Plasari: Ka hyrë në histori, por hyjnë edhe

Tiranë- Aurel Plasari, studiuesi i njohur në“A Show” në News 24,  u shpreh se Rama është futur në histori po jo si një ngjarje historike.

“Rama ka hyrë në histori, por jo si ngjarje historike. Për t’u futur është futur në histori. Në histori futen edhe kriminel të mëdhenj, edhe gangster. Nuk ka ndonjë parim që në histori futen burrat e mirë. Madje, gjithë etnitetet njerëzore futen në histori. Çështja është nëse futet në histori si burrë i mirë, apo si burrë që i pshurrin tek varri si diktatorit. Në histori e ka futur veten, çështja është si do të futet në histori”, tha ai.

I pyetur nëse Rama do të shkojë në votimet e 30 qershorit i vetëm, ai theksoi se në këtë mënyrë do të hyjë në histori si personi që hyn në zgjedhje pa opozitën.

“Kryeshërbëtori mund të shkojë drejt asaj aventure. Futet në histori që ja bëra zgjedhje pa opozitën. Hyra në histori që unë i bëra këto. Kjo e thellon procesin e konfliktit se deri ku mund të shkojë ky thellim, rëndësi ka që kjo çështje do mbarojë. Ajo e katër vjetëve unë mendoj se duhet të ndryshojë me korrigjimin e legjislacionin e zgjedhjeve duke kërkuar që çdo që premtohet, të jetë një kontratë dhe të nënshkruhet diku, tek Presidenti i Republikës”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aurel plasari rama në histori aurel plasari rama në histori

Sondazh

Poll